Lajmet e fundit

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku Kristina 19-vjeçe, Angelina 18 vjeçe dhe Maria 17 vjeçe, rrezikojnë deri në 15 vite burg pas vrasjes së babait të tyre.
Sipas Mirror, vajzat kanë bërë me dije se arsyet për vrasjen e babait ishin abuzimet që ai kishte ushtruar mbi ato.
Mësohet se ai ka abuzuar dhe seksualisht me ato dhe kishte instaluar kamera në shtëpi që t’i përcillte edhe kur nuk ndodhej aty njofton Mirror, transmeton Klan Kosova.
Mirror bën të ditur se në ditën e krimit babai i vajzave kishte kërcënuar vajzat me thikë në banesën e tyre, mirëpo njëra nga vjazat kishe rrëmbyer thikën dhe kishte sulmuar babanë bashkë me motra e tjera.
Familjarë të të vrarit theksuan se Mikhail Khachaturya-n e kishte lënë edhe gruaja për shkak të sjelljeve të tij.
Ndërsa sipas familjares së tij ai sillej si të ishte një shef i mafias.
Siç duket personi në fjalë pengonte edhe në shkollimin vajzave të tij, bën me dije një mikeshë e familjes së tyre Elena. Sipas saj ky njeri ishte në gjendje të bënte akte të tmerrshme.
"Sapo babai gjeti qimet e qenve në qilim. "Ai thirri një nga vajzat, e bëri të lajnë qenin dhe të hanë qimet e qenit, ndërsa ai shikonte”, u shpreh Elena.
Sipas Mirror, rusi Mikhail Khachaturyan kishte edhe një djalë i cili ishte larguar nga shtëpia më herët sepse nuk mund të duronte babanë e tij. Mirëpo ai vizitonte motrat e tij kur babai nuk gjendej në shtëpi.