Lajmet e fundit

Në emisionin Zona e Debatit të Baton Haxhiut, për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe mundësitë e daljes nga kjo gjendje e nderë, të ftuar ishin: Dastid Pallaska, Laura Kryeziu, Berat Buzhala dhe Lumir Abidxhiku.
Analisti politik, Lumir Abdixhiku, ka dhënë pikëpamjet e tij për krizën dhe në vazhdën e argumentimeve të tija, ai ka dhënë tri munëdsi për dalje nga kriza dhe fillimisht ka treguar trajektoren e zhvillimeve të krizës politikë.
“Është e vërtet që ka evoluim të qëndrimeve të Opozitës karshi Pozitës, kjo vije pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është i qartë për mospërputhjen e marrëveshjes për Asociacionin me kushtetutën. Kjo ka prodhuar momentum të ri. “
“Duhet të ketë një marrëveshje për palët, por duhet të ketë largim nga pozicioni. Nuk mendoj që do të ketë tërheqje të pozicioneve. Mënyra e dytë është vënia e rregullit në vend, arrestimin e të gjithëve që gjuajnë gaz, suspendim të opozitës, por kjo ka kosto të madhe.”
“Një tjetër është zgjidhja e krizës nga ndërkombëtarët si në formën e Maqedonisë, por Opozita nuk ka asnjë përkrahje nga ndërkombëtarët, nuk ka ambasadë dhe diplomat që nuk e kanë dënuar gazin dhe veprimet e Opozitës,” ka thënë Abdixhiku, njofton Klan Kosova.