Lajmet e fundit

Gjatë natës së mbrëmshme kanë ndodhur tri grabitje.
Një grabitje ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, rreth orës 21:38, ku dy viktimat, punëtore-arkëtare në një market kanë njoftuar se pesë persona të dyshuar e të maskuar (katër të armatosur me thika, kurse një me armë-revole) nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, shuma e të cilave nuk dihet.
Personat e maskuar janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.
Viktimat si pasojë e shqetësimit kanë marrë tretman mjekësor. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante Policore.
Me vendimin e Prokurorit, është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime.
Një tjetër grabitje ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovës, rreth orës 17:41.
Raportohet se dy persona të dyshuar e të maskuar, të armatosur me armë të shkurta, nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime.
Në ndërkohë edhe në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, rreth orës 01:55, viktima, punëtor-kamerier në një fast-food ka njoftuar se derisa po kthehej nga puna në shtëpi, një person i dyshuar dhe i panjohur që në kokë mbante një kapelë dhe një shall të mbështjellë për fytyrë e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pandriçuar me ç’rast kishte arritur t’i grabisë para të gatshme të pazarit ditor dhe të largohet në këmbë në drejtim të panjohur.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante Policore.
Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.