Lajmet e fundit

Regjisori Isa Qosja ka fituar edhe një çmim për filmin “Tri dritare dhe një varje” në Jerusalem, transmeton Klan Kosova.
Qosja e ka marrë këtë çmim në kategorinë e filmave ku trajtohen të drejtat e njeriut.
Filmi “Tri dritare dhe një varje”, ka për temë gratë që ishin të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, të cilat vendosin të rrëfehen për atë që ju ka ndodhur atyre.
Regjisori Qosja këtë shpërblim e ka marrë në Festivalin e Filmit të 32-të në Jerusalem.