Lajmet e fundit

Lexuesi për KlanKosova.tv ka thënë se situata paraqet rrezik për banorët, ndërsa rruga është bllokuar për shkak të dëmtimit.
“Jam nga Kabashi, Komuna e Vitisë. Një shtyllë elektrike ka rënë para tri ditësh dhe telat e rrymës kanë mbetur në tokë. Rruga është e bllokuar dhe jemi të rrezikuar. Banorët kanë mbetur pa zgjidhje, ndërsa KEDS-i nuk ka marrë masa”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, përveç problemit me energjinë elektrike, në mes të rrugës ka shpërthyer edhe kanalizimi, duke e përkeqësuar gjendjen.
Banorët atje kanë bërë të ditur se kanë kontaktuar edhe Komunën e Vitisë, por deri tani, sipas tij, nuk ka pasur ndërhyrje. /Klankosova.tv