Lajmet e fundit

Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente komunikacioni të cilat kanë rezultuar me të lënduar.
Në Lipjan, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që është përplasur me veturën e tij.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull kosovar pasi që si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, vetura të cilën po e drejtonte ai ka dalë nga rruga dhe është përplasur. I lënduari është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, në Gjilan, tri vetura janë përplasur me njëra-tjetrën ku i lënduar ka mbetur njëri prej vozitësve dhe njëri prej pasagjerëve.
“Tri vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë, si pasoj e mos mbajtjes së distancës së lëvizjes, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturave dhe një mashkull kosovar pasagjer në njërën nga veturat. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”.
Ndërsa në Prizren, një vozitës e ka goditur me veturën e tij një biçikletë në të cilën ishin dy persona.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur biçikletën në të cilën ishin dy viktima kosovar-e një femër dhe një mashkull i mitur të cilët kanë pësuar lëndime trupore”.
“Viktimat pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.