18.06.2019 · përditësuar para 2577 dite1 min lexim
Një vogëlushe ka thyer rregullin strikt të artit, pasi ajo ka bërë diçka të tillë në panairin Art Basel në Zvicër.
Sipas raportimeve të NAU, agjencisë zvicerane të lajmeve, trevjeçarja derisa po vështronte në stendën e Galerisë së Matthew Marks, aksidentalisht rrëzoi punimin e Katharina Fritsch (Fly) (2000), skulpturë plastike e një insekti fluturues, njofton Klan Kosova.
Punimi artistik i Katharina Fritsch, ishte në shitje dhe arrinte shifrën për 50 mijë euro.
https://www.instagram.com/p/ByygtPioP3m/?utm_source=ig_embed
Fluturakja ra nga piedestali i saj ku si pasojë iu hoqën krahët e fluturimit.
Një zëdhënës i Art Basel i tha The Art Newspaper se organizatorët ishin "të vetëdijshëm për incidentin", por ishin "të informuar nga galeria se punimi nuk ishte dëmtuar".
E gjithë kjo bëri të kaloi në përgjegjësinë e nënës së vogëlushes trevjeçare, pasi gjoba do shkojë në adresë të saj, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.