08.11.2015 · përditësuar para 3919 dite1 min lexim
Tretja e mirë, është e shëndetshme për organizmin tuaj të përgjithshëm, dhe gjithashtu pas të gjithave trupi duhet të jetë në gjenndje për të thyer ushqim në mënyrë efektive për të qëndruar të shëndetshëm, njofton Klan Kosova.
Megjithatë një sistem i sëmurë i tretjes çon në shtimin e peshës, probleme hormonale dhe madje edhe në sëmundje kronike.
Andaj këtu do të gjeni disa këshilla për faktorët kryesorë për të siguruar një stomak të shëndetshëm:
Filloni duke larguar të gjitha ushqimet që shkaktojnë problemet e tretjes në dietën tuaj, pijet alkoolike, ushqime të përpunuara, ushqimet yndyrore dhe ushqimet e kripura mund të shkaktojnë crregullime të rënda në stomak. Nuk mund të anashkalohet edhe gluteni gjithashtu.
Ju dëshironi të keni shëndet të mirë e kjo arrihet vetëm duke rifreskuar zorrët tuaja të tretjes, andaj edhe nëse bëni disa vrapime fizike, e gjithashtu këshillojmë që të përdorni ushqime të pasura me L-glutamine, omega-3, acide yndyrore, zink dhe antioksidantë.
Për të rikthyer shëndetin optimal, zhvilloni një ngrënie të shëndetshme, duke ngrënë ushqime probiotike, e gjithashtu edhe kos, jogurt të ndryshëm, fruta etj, këto shërbejnë për traktin gastrointestinal dhe parandalimin e crregullimeve të zorrëve.
Pini sa më shumë ujë,
Ushqehuni me sa më shumë fibra.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.