Lajmet e fundit

Kanë përfunduar 10 minutat e para në "Karagaç" ku Trepça po udhëheq ndaj Pejës me rezultat 18:25.
Super klasikja kosovare ka peshë të madhe për të dyja skuadrat, meqenëse vendasit duan ta ruajnë vendin e katërt, kure mitrovicasit po luftojnë për kreun e tabelës, duke pritur një gabim të Bashkimit, raporton Klankosova.tv.
Këta të fundit po luajnë në këto momente në kryeqytet ndaj Prishtinës, teksa deri në fund të edicionit të rregullt, mbetet vetëm edhe një xhiro për t'u zhvilluar në vikend.
[caption id="attachment_2542210" align="alignnone" width="670"]
Renditja aktuale në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll[/caption]
Dy pozitat e para të renditjes tabelare kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale.
Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv.
Në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1).
Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6.
Super-derbi ndërmjet Pejës dhe Trepçës po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.