Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll, e mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultat 103-75.
Trepça që në pjesën e parë bëri diferencë dyshifrore, duke shkuar në pushim me rezultat 50-39, raporton Klankosova.tv
Ky triumf i mbanë ende në garë mitrovicasit për vendin e parë, kurse prizrenasit "Bardh e zi", edhe zyrtarisht janë përshëndetur tani me Superligë.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Arbnor Rifati, edicionin e ardhshëm të garave basketbollistike, do ta luaj në Ligën e Parë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.