Plot 17 pikë epërsi është diferenca që ka krijuar Trepça kundër Yllit në pjesën e parë.
Në 20 minutat e para skuadra mitrovicase ishte shumë e fortë dhe suharekasit assesi të këndelleshin.
47 me 30 përfundoj pjesa e parë në favor të kampionit aktual, Trepçës.
Kjo përballje po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Kosovës.
Në gjysmëfinalen e parë që u zhvillua sot, Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën me rezultat 91:80 duke prekur finalen e kësaj gare.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.