Trepça po udhëheq në "Karagac" ndaj Pejës.
"Torcida" e mbylli pjesën e parë me katër pikë diferencë, 39:43, raporton Klankosova.tv
Mysafirët ishin më të mirë në 10 minutat e para, duke e përfunduar çerekun 18:25, kurse pejanët e fituan të dytin, 21:18.
Super klasikja kosovare ka peshë të madhe për të dyja skuadrat, meqenëse vendasit duan ta ruajnë vendin e katërt, kure mitrovicasit po luftojnë për kreun e tabelës, duke pritur një gabim të Bashkimit, raporton Klankosova.tv.
Këta të fundit po luajnë në këto momente në kryeqytet ndaj Prishtinës, ku pas pjesës së parë, vendasit udhëheqin 46-40.
[caption id="attachment_2542281" align="alignnone" width="670"]

Renditja aktuale në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll[/caption]
Dy pozitat e para të renditjes tabelare kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale.
Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv.
Në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1).
Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6.
Super-derbi ndërmjet Pejës dhe Trepçës po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion.●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.