Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, humbi sonte në përballjen me PAOK-un grek.
Në momentet e fundit, mitrovicasit nuk ia dolën dhe dueli u mbyll me rezultat 75-77, transmeton Klankosova.tv
Skuadra kosovare nuk ka fituar asnjë duel në edicionin e sivjetshëm të FIBA Europe Cup deri tani, ndërsa nga ana tjetër, grekët kanë pasur dy fitore e një humbje./Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.