Trepça e ka fituar ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, 92-80 ndaj Borës.
Ky triumf i vendos në pozitën e parë mitrovicasit, por që ta mbajnë atë përfundimisht, u duhet nesër Peja ta mposht Bashkimin në Prizren.
Nëse ndodh e kundërta, atëherë "Torcida" do hyjë në Play-Off nga vendi i dytë, njofton Klankosova.tv.
Bora pati paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, duke arritur që në pushim të shkojnë me gjashtë pikë avantazh, 36-42.
Megjithatë, vendasit nuk lejuan befasi, duke u rikthyer në fraksionin e dytë.
Junior Madut ishte më i miri në parket, me 23 pikë, pesë kërcime e katër asistime, ndërkaq me nga 15 pikë të realizuara, Musab Mala e Dior Haxhosaj u dalluan te mysafirët.
Prishtinasit e presin tani humbësin e finales së Ligës së Parë, ndërmjet Grapeland - KEK-u, për ta zhvilluar ndeshjen e barazhit, e cila peshon si biletë për të qenë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm.
[caption id="attachment_2543790" align="alignnone" width="2000"]

Elita basketbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe KlanKosova[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=zSfhfDiW550
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.