Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll.
Skuadra mitrovicase arriti ta mposht Yllin, në një ndeshje dramatike në palestrën "Minatori".
Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 67:66.
Për herën e fundit, "minatorët" titullin e fituan në vitin 2012-të.
Çereku i parë u mbyll me epërsi prej gjashtë pikëve të suharekasve, por mitrovicasit shkrinë epërsinë në 10 minutëshin e dytë.
I dyti u mbyll me rezultat të barabartë 30:30, kurse në të tretin suharekasit rikthyen epërsinë dhe avancuan 37:41.
E në çerekun e fundit u shënuan shumë pikë.
Ndërkaq fundi u bë dramatik me dy treshe të Alonso Verge, megjithatë të pamjaftueshmë për Golden Eagle Yllin.
Kështu pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike, Trepça e fiton edhe titullin e kampionit, duke e kompletuar një sezon spektakolar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.