Lajmet e fundit

Ndërmarrja “Trepça” ka arritur të marrë sërish një pronë të sajën në Shupkovc, e cila më parë i ishte marrë nga një kompani.
Korrespondenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka thënë se gjatë muajit shtator "Trepça" ka rimarrë dy prona të tilla.
Sipas tij, këto prona po përdoreshin jashtëligjshëm nga kompani private.
Ai shtoi se prona të tilla janë rimarrë edhe në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut. /Klankosova.tv