Lajmet e fundit

Skuadra kosovare Trepça 89 ka arritur të shkojë deri në finale në turneun e organizuar në Poloni për nder të 70-të vjetorit të klubit Piast Gliwice.
Pjesëmarrjen e ekipit senior dhe U-17 të Trepçës 89 e ndërmjetësoi menaxheri Agim Saraçi, i cili jeton në Çeki, transmeton Klan Kosova.
Të parët debutuan futbollistët e rinj mitrovicas që pas dy ditëve gara zunë vendin e 4 në mesin e 6 skuadrave, kurse shënuesi më i mirë u shpall Hasan Hyseni me 5 gola.
Kronikë e Naim Selmanit.