Lajmet e fundit

Trepça ’89 ka shënuar fitore të thellë ndaj Besës, me rezultat 7-0, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.
Golin e parë e ka shënuar Lulzim Peci, në minutën e 8-të, teksa golin e dytë Albion Pllana, në minutën e 34-të, me Pecin, i cili shënoi golin e tretë dhe të dytin personal në minutën e 41-të, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Pllana shënoi golin e katërt në minutën e 48-të, teksa dy minuta më vonë i njëjti lojtar kompletoi hat-trickun.
Në minutën e 68-të, MBA shënoi golin e gjashtë, teksa katër minuta më vonë i MBA shënoi golin e shtatë dhe të dytin personal në ndeshje. Me këtë rezulta të thellë përfundoi ndeshja.
Trepça ’89 pas kësaj fitore mbetet në vendin e parë me 38 pikë, pas 19 ndeshjeve, teksa Besa në pozitën e fundit me 16 pikë. /Klankosova.tv/