Lajmet e fundit

Një këmbësor me iniciale R.G i moshës 60 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni i udhëtarëve që ishte në lëvizje nga Klina në drejtim të Pejës.
Policia ka bërë të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 09:22 në rrugën “Dëshmorët e kombit” në vendkalimin e rrugës ku kryqëzohet me hekurudhën e trenit në Klinë, transmeton Klan Kosova.
Sipas një komunikate për media nga Policia rajonale e Pejës bëhet e ditur se njësitë policore të Njësitit rajonal të komunikacionit rrugor si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit shtetit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të këtij aksidenti.