Vëmendja e të gjithëve u bë ky tren madhështor.
Figura e famshme e shumë e dëshiruar për të gjithë ‘’Hello Kitty’’, u bë karakteri kryesor i ilustruar në gjithë këtë mjet udhëtimi në stacionin e trenit në Taiwan, njofton Klan Kosova.
Treni Express i cili mbante në vete gjithçka të ilustruar rreth ‘’Hello Kitty-t’’ bëri edhe udhëtimin e tij të parë inaugurues.
E për këtë ceremoni aty u pa edhe një maskotë që argëtonte udhëtarët e të gjithë të pranishmit.
Sipas administratës së hekurudhave të Taiwan, treni me këtë personazhin është i vetmi në vend dhe do të shfrytëzohet për udhëtarët të cilët duan të argëtohen në kohën e lirë.
Sipas autoriteteve kjo vepër artistike nuk do të mbetet e fundit që do të duket trenave të Taiwan, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=LzAzsNxNGuk&feature=youtu.be
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.