09.10.2018 · përditësuar para 2837 dite1 min lexim
Edhepse moda mund të na befasojë me trendet më të çuditshme dhe të pabesueshme, vajzat dhe gratë i kushtojnë shumë rëndësi dhe përpiqen që t’i përfshijnë trendet në jetën e përditshme.
Por, për të qenë në “hap me modën”, ju përpos që duhet t’i dini se cilat janë veshjet që janë në trend, ju duhet të dini edhe veshjet të cilave duhet t’i thoni “lamtumirë”.
Prandaj, për t’ua lehtësuar këtë punë, ne kemi vendosur t’iu sjellim disa nga veshjet që nuk janë më “IN” dhe të cilat nuk duhet t’i keni në dollapin tuaj, për këtë vjeshtë.
Ku i dihet, ndoshta vitin tjetër, pikërisht këto rroba do të jenë në trend, moda di edhe të na befasojë!
Shalla shumë të mëdhenj
Xhinse shumë të ngushta
Rroba me dizajn me lule
Pallto në stilin e fustanave
Xhaketa dhe pallto me gëzof artificial
Shumë dizajn leopardi
Getat në formë rrjete
Pantollonat me vijë anash
Pantollonat me zinxhir në pjesën e pasme
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.