Lajmet e fundit

Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Nasim Haradinaj, nënkryetar I OVL UÇK-së që të përjashtohen nga Specialja , kryetarja Ekaterina Trendafilova dhe nënkryetari , Charles L. Smith.
Avokatët Toby Cadman dhe Carl Buckley pretendonin mes tjerash se dyshja në fjalë ka bërë “abuzim-autoriteti” dhe se me veprimet e tyre po minojnë punën e Gjykatës.
Vendimi refuzues ndaj kërkesës së mbrojtësve të Haradinajt ka 13 faqe dhe është nënshkruar nga vetë presidentja Trendafilova.
Nasim Haradinaj bashkë me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati që po mbahen në paraburgim akuzohen nga Specialja për “pengim të administrimit të drejtësisë “
Ata u arrestuan më 25 Shtator 2020 në Prishtinë pas një aksioni special të ushtruar nga policët e EULEX me asistim të Policisë së Kosovës.