Lajmet e fundit

Tregjet financiare në Evropë dhe SHBA kanë vazhduar të bien përkundër ndërmarrjes së masave të reja nga Rezerva Federale për të mbështetur ekonominë amerikane.
Banka Qendrore e SHBA-ve planifikon të zgjerojë blerjet e bonove qeveritare dhe letrave me vlerë, të siguroje mbështetjen e hipotekave si dhe të sigurojë fonde të reja për familjet dhe firmat.
Aksionet në Evropë dhe SHBA patën një ngritje pas këtyre lajmeve, por pësuan rënie përsëri.
Tregjet financiare janë goditur nga shqetësimet për një ekonomi të ngadalësuar pasi autoritetet po përpiqen të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.
Në njoftimin e saj, Rezerva Federale tha se pandemia ishte duke shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme në të gjitha vendet e SHBA-ve dhe në mbarë botën.
"Duhet të ndërmerren masa agresive në të gjithë sektorin publik dhe privat për të kufizuar humbjet në punë dhe në të ardhura, në mënyrë që të promovohet një rimëkëmbje e shpejtë pasi të ndalojnë ndërprerjet" thuhet në njoftim.
Dow Jones dhe S&P 500 pstën rënie gati 3% në hapjen e tregtisë në New York, ndërsa Nasdaq ishte në rënie për më shumë se 1.5%.
Në Londër, FTSE 100 po tregtonte për 3% më ulët, ndërsa indekset kryesore në Frankfurt dhe Paris u ulën me rreth 1.5%.
Më parë, tregjet e aksioneve aziatike kishin rënë ndjeshëm.