Lumir Abdigjiku: Sa më shumë që afrohet Gjykata Speciale, aq më të ndyta e aq më të vrazhda kanë me qenë tregimet rreth vrasjeve, vrasësve e përplasjeve të brendshme; të para luftës, luftës e pas saj.
Me afrimin e themelimit të Gjykatës Speciale kanë filluar të ndytën e të vrazhdësohen tregimet e luftës dhe ky është vetëm fillimi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Lumir Abdixhiku, njofton Klan Kosova.
“Sa më shumë që afrohet Gjykata Speciale, aq më të ndyta e aq më të vrazhda kanë me qenë tregimet rreth vrasjeve, vrasësve e përplasjeve të brendshme; të para luftës, luftës e pas saj. Ky është veçse fillimi”, ka shkruar Abdigjiku.
“Kur ikin privilegjet, hapen letrat”, shkruan ai.
“Sekretet e brendshme të ruajtura për gjithë këto vjet do të dalin eventualisht në shesh. Mos qofshin veç siç po paralajmërojnë protagonistët vet; se mos vet. Gjithsesi, më mirë një e vërtetë e hidhur se sa një mashtrim i shenjtëruar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.