Lajmet e fundit

Histori tjetër e pabesueshme është ajo e dy vajzave amerikane, Jennifer Appel dhe Tasha Fuiava, të cilat morën dy qentë e tyre që të shkonin në një udhëtim me jahtin tyre nga Hawai për në Tahiti.
Ato patën një problem teknik në motorin e jahtit dhe mbetën në oqean, ato treguan se u munduan të lëshojnë thirrjet e shqetësimit por që nuk u dëgjuan nga askush, transmeton Klan Kosova.
Ato mbetën në oqean për muaj 5 rresht ku më pas u gjetën nga peshkatarët Taivanez 550 milje nga bregu japonez dhe shpëtuan nga marina amerikane.
