22.09.2016 · përditësuar para 3573 dite1 min lexim
Një vogëlush tre vjeçar ka mbijetuar pasi ishte ngujuar për 72 orë në një pyll në Siberi, në një zonë ku ka ujqër dhe arinj.
Tserin Dopchut, kishte vetëm një copë të vogël çokollatë në xhepin e tij, kur filloi të ecte drejt pyllit, transmeton Klan Kosova.
Sipas The Siberian Times, vogëlushi po ndiqte një qenush dhe më pas u zhduk në pyll.
Për 72 orë fëmija ishte i rrezikur nga temperaturat e ulëta dhe kafshët e egëra por u shpëtua nga xhaxhai i tij.
“Situata ishte shumë e rrezikshme. Përveç tjerash gjendet edhe një lum që është i shpejtë dhe i ftohtë, nëse një fëmijë bie aty, vdes”.
“Në pyll ka ujqër dhe arinj dhe mund të sulmojnë çdo gjë që lëviz” , është shprehur kryetari i Mbrojtjes Civile në Tyva, Ayas Saryglar.
Për tri ditë me radhë fshatarët dhe policët me helikopter kishin kërkuar për fëmijën .
Një zyrtar i policisë ka thënë se fëmija ishte lajmëruar pasi kishte dëgjuar zërin e xhaxhait të saj duke e thirrur atë në emër. Menjëherë pasi u shpëtua, pyetja e parë e vogëlushit ishte nëse vetura e tij lodër ishte në rregull.
Shpëtimtarët kanë thënë se vogëlushi ishte i strehuar në një vend të thatë nën pemë.
“I gjithë fshati po e feston gjetjen e tij”, ka thënë kryetari i këtij regjioni, Sholban Kara-Ool.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.