Lajmet e fundit

Së paku tre veta kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël afër aeroportit në Riverside - Kaliforni.
Rrëzimi i tij ka shkatërruar disa shtëpi dhe ka shkaktuar zjarr në disa prej tyre kanë thënë shërbimet zjarrfikëse, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Shefi i Zjarrfikësve, Michael Moore u ka treguar reporterëve se njëri prej pasagjerëve ka qenë në gjendje të jap informata se pesë veta gjendeshin në këtë aeroplan.
Ata thuhet se ishin nga San Jose për një gazmend që do të mbahet në Disneyland këtë javë.
Rrëzimi i aeroplanit thuhet se ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, një kilometër larg aeroportit të Riverside.