Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se tre të vdekurit nga aksidenti që ndodhi pak më parë janë nga komuna e Gjilanit.
Ai i ka shprehurngushëllime familjes Shala nga Poneshi pasi tre anëtarë të tyre humbën jetën tragjikisht në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Njofton Klan Kosova.
“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan”, ka shkruar Haziri.