Tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një kamion gjigant u përplas me një turmë njerëzish në jug të Kolumbisë.
Policia tha se besohet se frenat e shoferit dështuan gjatë një shfaqjeje të dielën në qytetin jugor të Popayán, në provincën e Caucas.
Videoja e incidentit tregon njerëz që vrapojnë, ndërsa kamioni përmes një barriere përplaset në turmë, përpara se të ndalet, duke goditur një shtyllë elektrike.
Autoritetet thanë se të paktën 38 persona u plagosën.
Një vajzë 10-vjeçare vdiq në vendngjarje sipas një zyrtari të qytetit, raportoi gazeta El Espectador.
Komandanti i policisë së Popayán, Kolonel Julián Castañeda, i tha gazetës El Tiempo se dukej se kishte një defekt mekanik me kamionin.
Edhe guvernatori rajonal, Octavio Guzmán, foli për rastin.
"Shprehim solidaritetin tonë me familjet e të prekurve nga ky aksident tragjik, si dhe me kryeqytetin tonë, Popayán.", tha ai.
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.