Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 pacientë, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 655 raste pozitive me COVID-19, janë shëruar 149 mijë e 933 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 481 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 241 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.