Tre personat e plagosur janë familjar mes vete.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv prokurori kujdestar Erzen Çavolli.
"Jemi duke bërë përpjekje që ta identifikojmë dhe ta arrestojmë të dyshuarin", tha ai për Klankosova.tv
"Njësitet relevante janë duke punuar për lokalizimin e tij", theksoi ai.
Ai theksoi se punohet intensivisht edhe në zbardhjen e rastit.
Raportohet se të plagosurit janë babai me dy djem, ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
Derisa ende nuk dihen motivet që mund të kenë çuar deri tek ky konflikt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.