Lajmet e fundit

Tre persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Dy automjete janë përplasur me një kamion, për shkaqe ende të panjohura. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhen detaje të reja për aksidentin. /albeu.com