Lajmet e fundit

Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona si të dyshuar për thyerjen e xhamave të objektit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Policisë, disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të Kosovës.
Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, njofton Klan Kosova.
Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.