Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 17:15 mes tri automjeteve, rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se zyrtarët policorë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë.
“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime”.
“Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje", u shpreh Krasniqi. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.