Lajmet e fundit

Tre persona kanë pësuar lëndime trupre pas një aksidenti që ka ndodhur në Rahovec në rrugën "Xhelal Hajda".
Një veturë e cila kishte qenë duke bërë tejkalim e ka goditur një veturë tjetër e cila ishte e parkuar.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.
"Një veturë në tejkalim të pakujdesshëm ka goditur veturën që ka qenë në tejkalim, prej aty ka goditur veturën tjetër e cila ka qenë e parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF".
Xhurkaj shtoi se policia është në vendngjarje duke kryer hetimet.