Lajmet e fundit

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
"Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshirë dy automjete. Tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vendshiqimit të këtij aksidenti", tha Ahmeti.