Lajmet e fundit

Tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e një mësuese të shkollës fillore, e cila u vra me një pushkë gjatë një udhëtimi me lundër në Amazon.
Policia braziliane është në ndjekje të tre të tjerëve, që besohet se janë pirat të pyllit, ose “minj të lumit”, pasi i dyshuari 17-vjeçar pranoj pjesën e tij në vrasjen brutale dhe shpjegoi se çfarë ndodhi, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se Emma Kelty, 43-vjeçar, po e vendoste tendën e saj në ishullin Boieiro, kur dy anëtarë të bandës iu afruan asaj.
Ai pretendon se Emma’s i janë grabitur gjërat e saj dhe më pas u qëllua dy herë me një pushkë.
Më pas, grupi pretendon se e kanë hedhur trupin e saj në lumin Solimoes, megjithëse ende nuk është gjetur.
Sipas raportimeve, grupi i të ashtuquajturve “piratë” vodhi një aparat fotografik GoPro, celular, tabletë dhe para, dhe më vonë u përpoq të shiste artikujt pranë Lauro Sodre.
Kelty kishte paralajmëruar se ka parë disa burra me pushkë dhe shigjeta derisa shëtiste në rajonin e Coarit në Brazil, një ditë para se ajo të zhdukej të mërkurën e kaluar.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme ka thënë për MirrorOnline: “Ne po mbështesim familjen e një gruaje britanike pas vdekjes së saj në Brazil dhe jemi në kontakt me autoritetet braziliane”.
Emma u zhduk pasi dërgoi një sinjal alarmi nga një pozicion 150 milje në perëndim të qytetit në xhungël të Manaus, një zonë e largët e njohur si një rrugë e trafikut të drogës dhe sulme pirate.

