Lajmet e fundit
Policia në rajonin e Gjilanit ka vënë në pranga tre persona, të dyshuar për falsifikim të bankënotave, tek të cilët gjatë arrestimit është gjetur edhe një armë dhe fishekë

Tre persona janë arrestuar në Gjilan për falsifikim me para, pas hetimeve nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion.
Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur një armë bereta me gjashtë fishekë dhe para në vlerë prej 19200 euro, të cilat besohet se janë të falsifikuara.
Arrestimi ka ardhur si rrjedhojë e simulimit të blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara, që do të paguheshin me 5 mijë euro origjinale.