Lajmet e fundit

Një pjesëtarë i policisë është në mesin e tre personave të arrestuar në fshatin Shakovicë të Podujevës nën dyshimin për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’
Sipas policisë një tjetër person i përfshirë në këtë rast është në arrati.
"Me urdhër të Gjykatës Themelore është bërë kontrollimi në pesë lokacione të ndara, dy në Prishtinë dhe tri në Pejë, ku gjatë këtij operacioni si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruardy automjete, 5200 gramë marihuanë, dhjetë telefona celularë,dy revole,38 predha si dhe 2500 euro"
Ndaj të dyshuarve me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore, transmeton Klan Kosova.