Transmetimet e Bundesligës për këtë javë në Artmotion përmbyllen me tre duele tepër interesante të xhiros 22.
13:30 AUGSBURG - LEVERKUSEN ART SPORT 3
E diela sportive në kanalet sportive të Artmotion hapet me duelin interesant mes Augsburg dhe Bayer Leverkusenit. Skuadra e Augsburgut nuk po kalon në një formë të mirë duke humbur tre takimet e fundit dhe kjo ka bërë të zhvendosen në pozitën e 13-të tabelare me 22 pikë gjithsej.
Nga ana tjetër, Leverkuseni që vazhdon të jetë në gjah për katër pozitat e para do të kërkojë fitoren e 11-të për t’i bërë presion Frankfurtit të vendit të katërt që po kalon në një formë fantastike.
Në 21 ndeshje mes tyre, 14 fitore ka arritur Leverkuseni kundrejt Augsburgut që ka vetëm një fitore.
Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Lomb, Fosu-Mensah, Tah, Tapsoba, Sinkgraven, Wirtz, Aranguiz, Demirbay, Bailey, Schick, Diaby
Augsburg, 11-shja e mundshme startuese:
Gikiewicz, Gumny, Gouweleeuw, Uduokhai, Pedersen, Strobl, Gruezo, Caligiuri, Benes, Hahn, Niederlechner
15:30 HERTHA BERLIN – RB LEIPZIG ART SPORT 1
Ballafaqimi i mesditës në futbollin gjerman sjell mes vete dy skuadra që kanë objektiva diametralisht të kundërta këtë sezonë.
Pas humbjes së Bayernit, RB Leipzig kërkon padyshim fitoren kundër Herthas për t’iu afruar edhe më shumë vendit të parë. Për momentin është në vendin e dytë me katër pikë larg vendit të parë.
Nga ana tjetër, Hertha e Berlinit, që po lufton për mbijetesë, do të kërkojë pikët e largimit nga zona e nxehtë ndaj një kundërshtari tejet të vështirë.
Në 11 ndeshje mes vete, Leipzig ka arritur tetë fitore kundrejt Herthas që ka vetëm dy. Një ndeshje mes tyre është ndarë në barazim.
Hertha Berlin, 11-shja e mundshme startuese:
Jarstein, Pekarik, Stark, Alderete, Mittelstadt, Tousart, Khedira, Guendouzi, Lukebakio, Piatek, Cunha
RB Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
Gulacsi, Konate, Upamecano, Halstenberg, Adams, Kampl, Sabitzer, Angelino, Olmo, Nkunku, Poulsen
18:00 HOFFENHEIM – WERDER BREMEN ART SPORT 1
Ndeshja që do ta mbyllë perden e xhiros së 22-të do të jetë ajo mes Hoffenheim dhe Werder Bremen.
Dy skuadrat, që ndajnë mesin e tabelës, do të takohen në stadiumin Rhein-Neckar-Arena me Werderin që kanë seri më pozitive se kundërshtarët e tyre. Me Milot Rashicën në formacionin e parë fitorja mund të arrihet ndaj Hoffenheim që nuk fitojnë në tre ndeshjet e fundit.
Hoffenheim, 11-shja e mundshme startuese:
Baumann, Kasim, Bogarde, Richards, Kaderabek, Rudy, Samassekou, John, Baumgartner, Bebou, Dabbur
Werder Bremen, 11-shja e mundshme startuese:
Pavlenka, Moisander, Toprak, Gross, Gebre Selassie, Eggestein, Mohwald, Bittencourt, Augustinsson, Rashica, Sargent
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.