Lajmet e fundit

Tre kosovarë dhe një gjerman janë arrestuar dje në Gjermani nën dyshimet se që nga viti 2013 kanë kontrabanduar refugjatë në “rrugën ballkanike” nga Hungaria nëpër Austri për në Gjermani, duke përdorur vetura me qira, shkruan ots. përcjelle albinfo.ch.
Arrestimi I tyre u bë pas një aksioni për luftimin e trafikimit me ç`rast policët federalë kanë bërë bastisjen e tri banesave në Mannheim dhe një banese në Bad Birnabach,
Nga bastisjet që janë bërë është gjetur dhe konfiskuar material i bollshëm që dëshmon përfshirjen e personave në fjalë. Vlerësimi i materialit në fjalë dhe hetimet e mëtejme janë duke rrjedhur, thuhet në një komunikatë të përbashkët shtypi të prokurorisë publike të Mannhaim-it dhe Inspektoratit federal për luftimin e kriminalitetit, në Shtutgart.