Pritjes gjashtë mujore po i vjen fundi.
Këtë javë pritet që të zgjidhet drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës.
Në garë për të marrë drejtimin e këtij institucioni, janë tre kandidatë. Që të tre Sinan Kajtazi, Luljeta Ademi si dhe Sead Vuniqi, janë balerinë, njofton Klan Kosova.
Kryetari i këshillit drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, tha se është shumë i lumtur që tre kandidatët janë njohës të fushës së baletit.
Kronikë nga Rilind Matoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=oPQ3lx8Mf2M&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.