Lajmet e fundit

Tre forma të vaksinës të cilat janë të destinuar për luftimin e virusit Zika kanë treguar rezultate premtuese kështu duke qenë të mbrojtura ndaj virusit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët kanë treguar që të trija kanë ofruar mbrojtje tek disa teste të cilat janë zhvilluar tek majmunët rhesus.
Zika është cilësuar si emergjencë shëndetësore, ngaqë shkakton dëme të mëdha në lindje.
Grupe të ndryshme nëpër botë janë duke punuar për të dizajnuar një vaksinë që mund të përdoret tek njerëzit, megjithatë do të duhet disa vite para se të vihet në përdorim ndonjë e tillë.