Lajmet e fundit

Konsumi i kafesë ju sjellë më shumë të mira sesa dëme.
Sipas një studimi të ri, pirja e kafesë redukton rrezikun e problemeve shëndetësore. Por kjo nënkupton që brenda ditës mund të pini tre ose edhe katër filxhanë të kafesë, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.
Disa ekspertë kanë konstatuar se konsumimi i kafesë është i sigurt “brenda modelit të zakonshëm të konsumit” përveç te rastet kur gratë janë shtatzëna dhe rrezikut nga thyerjet.
Madje nga studimi që është bërë ka dalë se personat që kanë konsumuar kafe, sipas masës së lartcekur, kanë qenë 18 përqind më pak të rrezikuar nga sëmundja e kancerit.
Kafeja po ashtu lidhet edhe me rrezikut e ulët të sëmundjes së Parkinsonit, depresionit dhe Alzhermierit.