Lajmet e fundit
Emrush Kryeziu, Syzana Magjuka, Mybera Ferizi janë emrat e tre drejtorëve të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga pozicionet respetive në QKUK.

Tre drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre gjatë ditës së sotme.
Emrush Kryeziu, Syzana Magjuka, Mybera Ferizi janë emrat e tre drejtorëve të cilët kanë ofruar dorëheqjet nga pozicionet respektive.
Emrush Kryeziu ishte drejtor i Klinikës së Hematologjisë, Syzana Magjuka ka qenë drejtoreshë e Klinikës së Instituteve si dhe Mybera Myrtezi ishte drejtoreshë e Klinikës së Dermatologjisë.
Dorëheqjen e tre drejtorëve nga klinikat e QKUK-së e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e kësaj qendre, Miranda Qyqalla.
Të njëjtit e bënë këtë veprim ngase zgjodhën Universitetin e Prishtinës, për të vazhduar karrierën e tyre.