Lajmet e fundit

Borussia Dortmund ka barazuar në shtëpi me Freiburg, 2:2, në javën e 20-të të Bundesligës.
Kështu, Bletat shënuan barazimin e tretë me radhë në Bundesligë, që i zbriti ata në pozitën e pestë me 31 pikë.
Shinji Kagawa kaloi vendësit në epërsi në minutën e nëntë, por Freiburg u përgjigj me golin e Nils Petersen në minutën e 21-të.
I njëjti lojtar kaloi mysafirët në avantazh në minutën e 68-të.
E tëra që Dortmund arriti të bëjë, ishte që ta barazojë rezultatin në fund të ndeshjes, përmes Jeremy Toljan.
Videon e golave mund ta shikoni nëse kopjoni linkun më poshtë në YouTube.