Lajmet e fundit

“Ambasada e Republikës së Kosovës kishte mysafirë të veçantë në hapësirat e reja në Berlin. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Artur Kuko bashkë me stafin dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ramadan Nazifi me një pjesë të stafit dhe bashkëshorten e tij vizituan koleget dhe kolegët e tyre nga Kosova për t’i uruar për vendqëndrimin e tyre në Berlin- Grunewald”.
“Në emër të Misionit të Republikës së Kosovës, Ambasadori Beqë Cufaj falenderoi motrat e vëllezërit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, shkruhet në këtë postim.