Lajmet e fundit

Policia franceze dhe zjarrëfikësit ndërhynë në trazirat e shkaktuara në Paris, pasi shoferët e taksive janë zemëruar në lidhje me konkurrencën nga firmat private duke krijuar edhe përleshje.
Protestuesit hodhën në rrugë goma e për të iu dhënë edhe flakën atyre pastaj, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Shoferët e taksive në Paris hynë në grevë kundër shërbimeve të lëvizshme private të tilla si Uber duke i konsideruar të rrezikshme. Pas përleshjeve të mëngjesit, sipas raportimeve të policisë, u përdor gaz lotsjellës dhe u arrestuan rreth 20 persona, përderisa taksistët u mblodhën në afërsi të unazës së Parisit në Porte Maillot, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.