Lajmet e fundit

Travis Scott ka mbrojtur veten kundër thashethemeve që ai e tradhtoi gruan e tij Kylie Jenner, transmeton Klan Kosova.
E gjitha filloi kur doli një foto i një personi që ngjante me reperin në një ballkon duke përqafuar një femër tjetër, e cila nuk ishte Kylie.
Travis hyri në Instagram për të komentuar mbi fotografinë.
“Gjithmonë do të ketë lajme të rreme për të shkatërruar një dashuri. Kam vetëm dashuri për gruan time. Nuk kam kohë për të humbur. Provoni përsëri”, shkroi ai.