Lajmet e fundit
Gani Xhengo ka nisur të fotografojë që në rininë e tij, por u punësua si fotoreporter profesionist (1970 -1998) pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Gani Xhengo është autor i ekspozitës “Transformimi i madh- 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit”, që u hap gjatë zhvillimit të konferencës shkencore ndërkombëtare me të njëjtën temë, e cila u zhvillua në UET në fillim të muajit maj, në kuadër të “Ditëve të Studimeve Shqiptare”.
Fotot e tij që sjellin në 25 shkrepje transformimin shqiptar në 25 vite qëndrojnë akoma në hollin e UET-it, ndërsa Xhengo në këtë intervistë për gazetën “Mapo” tregon për atë kohë, kur të fotografoje ishte gati-gati një mision historik.
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu:
http://www.mapo.al/2015/07/25-vite-tranzicion-ne-objektivin-e-gani-xhengos